Misioni

Kids Academy është institucion për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve. Në shkollën tonë, fëmiu mëson për veten, familjen, shoqërinë, natyrën, e botën. Përveç njohurive edukative, në Kids Academy fëmiu zhvillon vetëbesimin që të mendojë dhe veprojë në mënyrë të pavarur. Misioni i Kids Academy është krijimi i një vendi të sigurtë, të planifikuar mirë dhe në përputhje me veçoritë individuale të fëmijëve të moshës 1 deri në 6 vjeç.  

Historiku

Kids Academy është themeluar në vitin 2012 nga Zamira Hyseni Duraku, PhD, në një periudhë kur në vend ka pasur mungesë të dukshme të ambienteve adekuate për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve. Qëllimi i hapjes së këtij institucioni ka qenë krijimi i një ambienti të sigurtë dhe edukativ për fëmijë, që u ofron atyre hapësirë për zhvillim të përgjithshëm duke stimuluar kurreshtjen, kreativitetin e pavarësimin e tyre.  

E shtyrë nga dëshira që vajzës së saj, Erikës, dhe fëmijëve të tjerë t’u ofrohen mundësi më të mira të edukimit, Zamira planifikoi një program nga i cili përfituan jo vetëm fëmijët, por edhe prindërit, personeli edukativ, dhe komuniteti në përgjithësi, përmes aplikimit te praktikave të reja dhe më të kompletuara të edukimit të fëmijëve.

Në ditën e parë të punës personeli i Kids Academy përbëhej nga vetëm 4 mësuese që kishin nën përkujdesje 17 fëmijë. Sot, ekipi ynë përbëhet nga më se 30 profesionistë që në baza ditore kujdesen për mbi 100 fëmijë.  

Zamira_Kids_
Zamira Hyseni Duraku

Çmimet dhe Mirënjohjet

Kids Academy është shpërblyer me çmime dhe mirënjohje për shërbimet që ofron dhe për kontribut ndaj shoqërisë:

  • Mirënjohje për Kontributin e Dhënë për Fëmijët në Strehim Familjar — Organizata “OFAP” (2016)
  • Çmim për Shërbim të Suksesshëm — Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (2014)
  • Mirënjohje për Kontributin e Dhënë për Fëmijët në Strehim Familjar — Organizata “Lëvizja e Familjeve” (2014)

Planprogrami

Planprogrami edukativ i Kids Academy është i dizajnuar nga personeli i institucionit, bazuar në Kurrikulën Bërthamë për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme 0-5 vjeç (MASHT, Prill, 2018); Standardet e Zhvillimit dhe të Mësuarit në Fëmijërinë e Hershme 0-6 vjec (MASHT, Tetor, 2011); Kurrikulën e Edukimit Parashkollor në Kosovë 3-6 vjeҫ (MASHT, 2015).

Çasja Pedagogjike Montessori

Çasja Montessori njihet për krijimin e një ambienti sa më të shëndetshëm dhe përkrahës për zhvillim të plotë fizik, emocional dhe intelektual të fëmijëve. Përmes kësaj çasje fëmiu zhvillohet në një pjesëtar produktiv, paqësor e kreativ në klasë, familje e shoqëri.

Përparësitë

Pajisjet e Punës

Në Kids Academy aktivitetet edukative realizohen me pajisje adekuate që i përshtaten fushave edukative dhe grupmoshës së fëmijëve. Përveç pajisjeve themelore që i përkasin çasjes pedagogjike Montessori, Kids Academy poashtu integron edhe pajisje dhe libra shtesë që plotësojnë njohuritë e përfituara gjatë mësimit.

Rregullat dhe Procedurat

Programi edukativ në Kids Academy bazohet në rregulla dhe procedura të caktuara. Për realizim të suksesshëm të programit, Kids Academy mbështetet në mirëkuptim dhe bashkëpunim të mirëfilltë me prindërit dhe familjet e fëmijëve.

Përgjegjësi Shoqërore

Ndër vlerat që Kids Academy synon t’i përcjellë tek fëmijët është bashkëndjesia me bashkëmoshatarët e miqtë në komunitet. Fëmijët e Kids Academy inkurajohen të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme vullnetare dhe të kontribuojnë drejt mbështetjes së fëmijëve në nevojë.

Personeli

Personeli i Kids Academy përbëhet nga individë të përgatitur profesionalisht, të përkushtuar në edukim dhe përkujdesje të fëmijëve. Ekipi ynë përbëhet nga personeli edukativ, personeli menaxherial dhe personeli ndihmës, si dhe bashkëpunëtorë të jashtëm që kontribuojnë në programin tonë.

Personeli Menaxherial

Personeli menaxherial është përgjegjës për organizimin, koordinimin dhe mbikqyrjen e programit të përgjithshëm të institucionit.

Drejtoreshë Ekzekutive

Laura, Drejtoresha Ekzekutive e Kids Academy, është pjesë e familjes sonë nga ditët e para. Ajo është profesionale, kërkuese dhe shumë pozitive. Në Kids sjellë përvojë akademike e profesionale, si Master në Psikologji të Edukimit dhe si psikologe e fëmijëve në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve dhe Unionin e Punëtorëve Socialë.

Laureta Isa Shala

Slider

Sanki, mësuese dhe menaxhere në Kids Academy Junior, është pjesë e institucionit qysh nga fillimi. Është e matur, e ngrohtë, dhe shumë e dashur për fëmijët. Përveç punës në Kids Academy, ka përvojë shumëvjeçare si edukatore në institucione parashkollore në Prishtinë, që nga viti 2003.

Sanije Ahmeti "Sanki"

“Ushtrimi”, siç e quajnë fëmijët, është instruktori i gjimnastikës në Kids Academy. Kushtrimi ka përfunduar studimet në fushën e Edukatës Fizike dhe është trajner i ҫertifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës FIG (Federation Internationale de Gymnastique). Ai është motivues, i matur, dhe shumë i dashur për fëmijët.

Kushtrim Isa

previous arrow
next arrow
Slider

Personeli Edukativ

Personeli edukativ, i përbërë nga profesionistë të edukimit, është përgjegjës për edukimin dhe përkujdesjen e fëmijëve në Kids Academy.

Sanki, mësuese dhe menaxhere në Kids Academy Junior, është pjesë e institucionit qysh nga fillimi. Është e matur, e ngrohtë, dhe shumë e dashur për fëmijët. Përveç punës në Kids Academy, ka përvojë shumëvjeçare si edukatore në institucione parashkollore në Prishtinë, që nga viti 2003.

Sanije Ahmeti "Sanki"

Pas studimeve për Pedagogji të Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës e trajnimeve të shumta në fushën e edukimit për fëmijë, Merita i është bashkuar personelit edukativ të Kids Academy. Merita ka sens të veçantë për komunikim me fëmijë!

Merita Hajdini

Luljeta ka studiuar në Universitetin e Prishtinës në fushën e Edukimit, e përqendruar në programin për edukim parashkollor. Ajo është mësuese shumë e dashur për fëmijë, e qetë në punë, dhe kolege e këndshme për personelin e Kids Academy.

Luljeta Miftari

Mësuesja Agnesa ka studiuar për Edukim Parashkollor në Universitetin e Prishtinës. Punon me zell me fëmijët e grupmoshës 5-6 vjeç në Kids Academy, dhe synon të zhvillohet në aspektin akademik e profesional, e motivuar çdo herë nga puna e përditshme, dashuria, e përkujdesi për fëmijët.

Agnesa Balaj

Fitorja ka studiuar Edukimin Parashkollor në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe ka ndjekur trajnime profesionale për rritjen dhe edukimin e fëmijëve, veçanërisht të atyre me nevoja të veçanta në edukim. Ajo ndjen kënaqësi kur është në mesin e fëmijëve dhe e adhuron të shohë botën përmes syve të tyre.

Fitore Rraci

Mësuesja Dorentina ka përvojë 5 vjeçare në përkujdes dhe edukim të fëmijëve. Në studime akademike është përqenduar në Përkujdesin dhe Mirëqenien e Fëmijëve të grupmoshës 0 deri 6 vjeç. Në Kids Academy dallohet si punëtore e aftë dhe efikase.

Dorentina Llumnica

previous arrow
next arrow
Slider

Personeli Ndihmës

Personeli ndihmës mbështetë realizimin e shërbimeve të Kids Academy duke përfshirë mirëmbajtjen e ambientit fizik të insitucionit, përgatitjen e ushqimit për fëmijë dhe transportin e fëmijëve.

Bashkëpunëtorët e Jashtëm

Bashkëpunëtorët e jashtëm të Kids Academy janë profesionistë të profileve të ndryshme që kontribuojnë në realizimin e programit dhe shërbimeve të Kids Academy.

Dr. Efendija-Beqa kujdeset që fëmijët e Kids Academy të kenë rritje dhe zhvillim të shëndetshëm. Është e angazhuar në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe është udheheqëse e komisionit për vlerësimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Urata Efendija-Beqa

Slider

Alumni

Qysh nga themelimi në vitin 2012, Kids Academy ka përcjellur çdo vit gjenerata të fëmijëve të përgatitur me njohuri adekuate për kalim të lehtë në edukim fillor. Prindërit na tregojnë se fëmijët e tyre, përveç njohurive të pasura edukative që kanë treguar në shkollë fillore, poashtu janë dalluar me vetëbesim të theksuar, kreativitet të shprehur dhe komunikim të lirshëm.