Misioni
Kids Academy është institucion për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve. Në shkollën tonë, fëmiu mëson për veten, familjen, shoqërinë, natyrën, e botën. Përveç njohurive edukative, në Kids Academy fëmiu zhvillon vetëbesimin që të mendojë dhe veprojë në mënyrë të pavarur. Misioni i Kids Academy është krijimi i një vendi të sigurtë, të planifikuar mirë dhe në përputhje me veçoritë individuale të fëmijëve të moshës 1 deri në 6 vjeç.
Historiku
Kids Academy është themeluar në vitin 2012 nga Zamira Hyseni Duraku, PhD, në një periudhë kur në vend ka pasur mungesë të dukshme të ambienteve adekuate për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve. Qëllimi i hapjes së këtij institucioni ka qenë krijimi i një ambienti të sigurtë dhe edukativ për fëmijë, që u ofron atyre hapësirë për zhvillim të përgjithshëm duke stimuluar kurreshtjen, kreativitetin e pavarësimin e tyre.
E shtyrë nga dëshira që vajzës së saj, Erikës, dhe fëmijëve të tjerë t’u ofrohen mundësi më të mira të edukimit, Zamira planifikoi një program nga i cili përfituan jo vetëm fëmijët, por edhe prindërit, personeli edukativ, dhe komuniteti në përgjithësi, përmes aplikimit te praktikave të reja dhe më të kompletuara të edukimit të fëmijëve.
Në ditën e parë të punës personeli i Kids Academy përbëhej nga vetëm 4 mësuese që kishin nën përkujdesje 17 fëmijë. Sot, ekipi ynë përbëhet nga më se 30 profesionistë që në baza ditore kujdesen për mbi 100 fëmijë.
Çmimet dhe Mirënjohjet
Kids Academy është shpërblyer me çmime dhe mirënjohje për shërbimet që ofron dhe për kontribut ndaj shoqërisë:
- Mirënjohje për Kontributin e Dhënë për Fëmijët në Strehim Familjar — Organizata “OFAP” (2016)
- Çmim për Shërbim të Suksesshëm — Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (2014)
- Mirënjohje për Kontributin e Dhënë për Fëmijët në Strehim Familjar — Organizata “Lëvizja e Familjeve” (2014)
- Kids Academy është e licensuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës.
Planprogrami
Planprogrami edukativ i Kids Academy është i dizajnuar nga personeli i institucionit, bazuar në Kurrikulën Bërthamë për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme 0-5 vjeç (MASHT, Prill, 2018); Standardet e Zhvillimit dhe të Mësuarit në Fëmijërinë e Hershme 0-6 vjec (MASHT, Tetor, 2011); Kurrikulën e Edukimit Parashkollor në Kosovë 3-6 vjeҫ (MASHT, 2015).
- Lexim dhe Gjuhë Shqipe
- Shkathtësi praktike
- Matematikë
- Edukim shqisor dhe njohës
- Histori
- Art figurativ
- Edukatë fizike
- Muzikë
- Gjeografi dhe shkencë
- Kulturë
- Aktivitetet e fëmijëve në Kids Academy mbështeten në çasjen pedagogjike Montessori.
Çasja Pedagogjike Montessori
Çasja Montessori njihet për krijimin e një ambienti sa më të shëndetshëm dhe përkrahës për zhvillim të plotë fizik, emocional dhe intelektual të fëmijëve. Përmes kësaj çasje fëmiu zhvillohet në një pjesëtar produktiv, paqësor e kreativ në klasë, familje e shoqëri.
Përparësitë
- Ngritje e aftësive intelektuale
- Zhvillim të autonomisë personale
- Komunikim pozitiv dhe efikas
- Mësim i proceseve konstruktive për vendim-marrje
- Ushtrim i vetë-disiplinës dhe vetë-kontrollit
- Zbulim të kënaqësisë në të mësuar që nxet dëshirën për të mësuar përjetë
- Ndjenja hareshëm dhe besimplotë
- Zgjedhja e veprimeve që tregojnë respekt për vetën dhe të tjerët
Pajisjet e Punës
Në Kids Academy aktivitetet edukative realizohen me pajisje adekuate që i përshtaten fushave edukative dhe grupmoshës së fëmijëve. Përveç pajisjeve themelore që i përkasin çasjes pedagogjike Montessori, Kids Academy poashtu integron edhe pajisje dhe libra shtesë që plotësojnë njohuritë e përfituara gjatë mësimit.
Rregullat dhe Procedurat
Programi edukativ në Kids Academy bazohet në rregulla dhe procedura të caktuara. Për realizim të suksesshëm të programit, Kids Academy mbështetet në mirëkuptim dhe bashkëpunim të mirëfilltë me prindërit dhe familjet e fëmijëve.
Përgjegjësi Shoqërore
Ndër vlerat që Kids Academy synon t’i përcjellë tek fëmijët është bashkëndjesia me bashkëmoshatarët e miqtë në komunitet. Fëmijët e Kids Academy inkurajohen të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme vullnetare dhe të kontribuojnë drejt mbështetjes së fëmijëve në nevojë.
Personeli
Personeli i Kids Academy përbëhet nga individë të përgatitur profesionalisht, të përkushtuar në edukim dhe përkujdesje të fëmijëve. Ekipi ynë përbëhet nga personeli edukativ, personeli menaxherial dhe personeli ndihmës, si dhe bashkëpunëtorë të jashtëm që kontribuojnë në programin tonë.
Personeli Menaxherial
Personeli menaxherial është përgjegjës për organizimin, koordinimin dhe mbikqyrjen e programit të përgjithshëm të institucionit.
Personeli Ndihmës
Personeli ndihmës mbështetë realizimin e shërbimeve të Kids Academy duke përfshirë mirëmbajtjen e ambientit fizik të insitucionit, përgatitjen e ushqimit për fëmijë dhe transportin e fëmijëve.
Alumni
Qysh nga themelimi në vitin 2012, Kids Academy ka përcjellur çdo vit gjenerata të fëmijëve të përgatitur me njohuri adekuate për kalim të lehtë në edukim fillor. Prindërit na tregojnë se fëmijët e tyre, përveç njohurive të pasura edukative që kanë treguar në shkollë fillore, poashtu janë dalluar me vetëbesim të theksuar, kreativitet të shprehur dhe komunikim të lirshëm.